Pamje të dhimbshme nga Porti i Durrësit, ndërsa u panë të hynin makina me arkëmorte të personave që kanë ndërruar jetë jashtë vendit.

Në Portin e Durrësit kanë hyrë automjete që transportonin trupat e pajetë të 19 personave.

Por, sipas të dhënave, vetëm një prej kufomave që kanë mbërritur ka patur si shkak të vdekjes COVID 19.

Kufomat e tjera kane patur shkaqe të tjera të vdekjes, si vdekje natyrale, Infarkt miokardi dhe semundje pulmonare.

Kufomat kane ardhur nga Italia, por dhe nga Gjermania, Danimarka (1 kufome),Franca (1 kufome) dhe Mbreteria e Bashkuar (1 kufome).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re