Skip to content

Kthimi i Garës së Armatimeve: Shihni lëshimin e raketës deri tani të ndaluar amerikane

DOD Conducts Ground launched Cruise Missile Test 1

Ushtria amerikane testoi një raketë konvencionale tokë-ajër, e cila më parë ishte e ndaluar nga marrëveshja INF me Rusinë e vitit 1987. Marrëveshja e INF skadoi pas tërheqjes së SHBA.

Pentagoni tha që raketa u lëshua nga ishulli San Nicolas, California, dhe e goditi shënjestrën saktësisht pas 500 kilometrave fluturim, sipas mediave amerikane.

SHBA u tërhoq nga marrëveshja INF, pasi akuzoi Moskën që e shkelte atë për vite me radhë duke testuar raketa me aftësi bërthamore SSC-8.

Kjo i dha fund zhvillimit të raketave tokë-ajër me një interval 500-5.500 kilometra.