Kuvendi rrëzoi sot me 85 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11195, datë 31.05.2019, “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 89 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar”

Kuvendi miratoi me 98 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2018 për projektin “Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë i zonave rurale IV”.

Kuvendi miratoi sot me 83 vota pro projektvendimin për lirimin e anëtarit të Këshillit të Statistikave, z. Ardian Kamenica.

Kuvendi miratoi  me 86 vota pro emërimin e Arbian Mazniku, si anëtar i Këshillit të Statistikave

Kuvendi miratoi me 86 vota pro emërimin e Majlinda Dhuka, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 81 vota pro emërimin e Oriona Arapi, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 80 vota pro emërimin e Albana Harshova Cami, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 70 vota pro emërimin e Eni Vasili, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro emërimin e Endrit Lami, si anëtar i Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro emërimin e Enis Muçostepa, si anëtare e Këshillit të Statistikave.

Kuvendi miratoi me 81 vota pro edhe projektvendimin “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re