Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar nga SHBA-ja vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin për Teatrin e ri Kombëtar.
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati është shprehur i bindur se Kuvendi do të votojë në shtator ligjin për teatrin e Ri. Shefi i diplomacisë shqiptrare nuk la të kuptohet që mund të kërkohet konsensusi.
 
I pyetur për shqetësimin e komisionit Europian në lidhje me Teatrin ministri Bushati bëri të ditur se është kërkuar informacion për procedurën e ndjekur.
 
Sa i takon negociatave me Greqinë, ministri tha se bisedimet e mbetura pezull për të gjitha çështjet jane ne rrugë të mbarë. Por ai nuk dha një datë se kur mund të firmoset marrëveshja mes dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re