Kreu i ALUZINI-t Artan Lame ka reaguar në lidhje me mosdekretimin e ligjit të Kadastrës nga ana e presidentit Meta.

 

Në një deklaratë për mediat, Lame tha se veprimi i mosdekretimit nga ana e Presidentit dëmton një pjesë të madhe të qytetarëve që presin të legalizojnë banesat e tyre.

 

Lame duke u ndalur tek argumentimi I mosdekretimit të Metës, e akuzoi këtë të fundit se mbushi 14 faqe por nuk ka dhënë asnjë argument për kthimin e ligjit.

 

Lame tha se sot edhe godina e Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit apo dhe Ministrisë së Jashtme janë pa certifikata pronësie.

 

“Presidenti ktheu ligjin për Kadastrën. Por a e di zoti Meta, që godina e Presidencës nuk ka certifikatë pronësie. Përpara kësaj zoti Meta, ka qenë kryetar Kuvendi, por as ajo sallë nuk ka certifikatë pronësie. Edhe godina e Kryeministrisë dhe ministria e Jashtme nuk ka certifikatë pronësie. Shteti ka edhe 600 mijë prona private të paregjistruara, duhet të maten 80% të pronave të matura. Me këto punën do të merret kadastra, ndërsa presidenti e ktheu si të rrezikshme. Si t’ua shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familjeve që presin të mbyllin legalizimet? Apo 220 mijë fermerëve që presin të regjistrojnë tokën?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re