Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar sot Metropolitinë e Korçës, nga ku ka dhënë një deklaratë për mediat.

Meta u pyet se kur do të kthehen pronat për institucionet fetare, ndërsa tha se këtë çështje e pengon vetëm korrupsioni qeveritar, duke shtuar se ka apeluar vazhdimisht për zgjidhjen e problematikës.

“Për kthimin e pronave, kam apeluar në mënyrë të vazhdueshme ndaj institucioneve shtetërore dhe në veçanti të atyre që janë në varësi të qeverisë, për vlerësimin e pronave për të gjitha institucionet fetare në vendin tonë. Kjo të bëhet, me qëllim që institucionet fetare të bëjnë më shumë për besimtarët dhe qytetarëtm, në shërbim edhe të shtresave në nevojë. Shpresoj që të ketë reflektim sa më të shpejtë në këtë drejtim, sepse jemi vendi i vetëm për fat të keq, që për shkak të një marrëzie, shkatërroi institucionet e besimit.

Shteti duhet të bënte më shumë për institucionet fetare dhe duhet të reflektojmë në këtë drejtim. Jemi me fat që kemi këtë harmoni fetare, që ka qenë garanci për popullin tonë në momentet e krizave të pamerituara politike. Janë këta institucione që përpiqen të edukojnë rininë, që t’i mbajnë larg veseve. Pronat mund të kthehen tek institucionet fetare, por pengesa kryesore është korrupsioni, asgjë tjetër. Jemi në situatë pandemie dhe duhet të kihet kujdes”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re