Po kthehet në trend goditja me celular nga turma e këngëtarëve në skenë, siç në rastin e Bebe Rexha-s, e cila u bë për spital.

Të njëjtin fat për pak sa nuk e ka patur dhe reperi kanadez Drake, kur teksa performonte në skenë një celular e zuri në dorë, pra gjithsesi jo në kokë, si te Bebe.

Incidenti ka ndodhur në një koncert në Çikago.

Drake u befasua nga goditja por nuk e dha veten, duke vijuar këngën.

Po pse po ndodh kjo? Nuk ka ndonjë arsye racionale, së paku referuar shpjegimit pa shpjegim të atij që goditi Bebe Rexha-n: thjesht për qejf(!).

Kjo do të thotë se çdo këngëtar që ngjitet në skenë duhet të përgatitet të përballojë suksesshëm ndonjë celular drejt tij. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re