Territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re