Skip to content

Kthjellime dhe temperatura të ulëta/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

moti 1 1

Moti për këtë të mërkurë në vendin tonë do të jetë kthjellime në bregdet dhe vranësira të pakta në relievet malore gjatë ditës.

 

Temperaturat minimale do të luhaten nga 15-21 gradë Celsius në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë në rritje 28-31 gradë në veri deri në 33-34 gradë në zonën e ulët dhe bregdet.

 

Era do të fryjë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 3 ballë.