Ditën e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe varënsira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshej lokale shiu.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale te pakta kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet mesatar dhe te larte në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.
