Moti për ditën e sotme do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu.

Ndërkohë temperaturat këtë të hënë do të pësojnë rritje të lehtë, njofton Meteoalb. Temperatorat do të variojnë: në zonat malore, nga 10ºC në 25ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 31ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 32ºC.

Nga ana tjetër, era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Ndërsa në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje shiu. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 22ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re