Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare, të cilat vijnë në shtim deri në të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore dhe bregdetare në orët e mbrëmjes.
Mjegulla e dendur do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do ketë rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-18 m/s.
Në det të hapur era do jetë tepër intensive deri ne 22-27 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 2.8-3.5 metër.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/19 diell re shi
Kukës 8/17 diell re
Lezhë 6/17 diell re shi
Dibër 4/19 diell re
Durrës 8/20 diell re shi
Tiranë 7/22 diell re
Elbasan 7/21 diell re
Berat 3/22 Diell re
Vlorë 6/21 diell re shi
Korçë 8/19 diell re
Gjirokastër 3/22 diell re
Sarandë 9/22 diell re.
