Skip to content

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për fundjavën, ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu (HARTA)

458383054 928329615958421 7770148272571649412 n

Fundjava do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

“”