Skip to content

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 2 nëntor 2026

moti

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në zonën e jugut e gradualisht të shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në zonën e jugut e pjesërisht në qendër reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 19 m/s. Valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.