Skip to content

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për ditën e hënë

Dita e hënë parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësiarsh kalimtare.

Në zonën e jugut, në orët e pasdites dhe mbrëmjes, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Duke filluar nga dita e martë deri ditën e enjte, në orët e mbrëmjes, moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Siç u theksua më lartë, në orët e mbrëmjes së ditës së enjte, reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.