Këtë të enjte vendi do të vijojë të ndikohet nga masat e qendrueshme. Moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e përkohësisht mesatare në zonat malore.

 

Në alpe shi i izoluar i dobët. Era do të fryjë nga verilindja e veriu 2-10m/sek. Në bregdet përkohësisht e vrullshme 10-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 18°C

në zona e ulëta 8 deri 24°C

 

në zona bregdetare 12 deri 24°C

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga masat e fresketa veriore. Në perëndim, jug e juglindje të tij përgjithësisht do të mbizotërojnë orët me diell. Në veri e verilindje reshje shiu e lokalisht shtrëngata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re