Kjo e dielë në vendin tonë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore do të ketë edhe mjegull.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 16-24 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re