Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e mërkurë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të përfshijnë kryesisht jugun, një pjesë të qendrës dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 17/29 re shi diell

Kukës 14/26 re shi diell

Lezhë 16/30 re shi diell

Dibër 12/25 re shi diell

Durrës 16/30 re shi diell

Tiranë 18/33 re shi diell

Elbasan 16/32 re shi diell

Berat 15/27 re shi diell

Vlorë 16/28 re shi diell

Korçë 12/24 re shi diell

Gjirokastër 12/25 re shi diell

Sarandë 16/26 re shi diell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re