Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në skajin verior-verilindor duke sjellë ndonjë shi të pakët.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndersa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60-65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re