KAVAJË- Dy persona janë arrestuar në Kavajë për vjedhje. Polica thotë se përgjatë tre muajve të fundit, dy të rinj kanë hyrë dhe kanë vjedhur në shtatë banesa.

Në bashkëpunim mes tyre, ata dyshohen se kanë vjedhur pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së tyre./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re