Draftin e reformës zgjedhore që u firmos mbrëmë me konsensus e pret një sfidë shumë e vështirë në parlamentin shqiptar për t’u miratuar. Kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi deklaron se ai dhe deputetët e opozitës në parlament nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, pasi nuk u jep asgjë shqiptarëve dhe nuk plotëson dy kushtet lista të hapura dhe depolitizim të administratës. Murrizi sulmon katër anëtarët që firmosën dokumentin, përfshirë edhe ish-kryetaren e grupit që sot drejton Rudina Hajdarin, por edhe ndërkombëtarët.

“Pazari i piste ne kurriz te shqiptareve sot qelbi Shqiperine. Kjo qe kerkohet tu shitet shqiptareve si konsensus eshte legjitimim i vjedhjeve te votes nga 3 palaço politik prej 24 vitesh nga viti 1996, 1997,2001,2005,2009,2013,2017. A mund te dime se çfar u mor parasysh nga rekomandimet e OSBE ODIHR?????? Po nga kushtet e Bundestagut??? Po kushtet e BE???? Per kete marreveshje nuk ka patur nevonje te harxhohej as kohe e as leter as nderkombetare e as ustallare,sepse ky pazar eshte sanksionuar ne Kushtetute me date 21 prill 2008

Kjo leter bakalli e 4 enukeve qe nuk i voton as familja e tyre eshte nje shkrepse per te ndezur zjarrin e rrevoltes se shqiptareve. Nje grusht plehrash dhe 4 enuke te peshtire nuk mund te mbajne peng 5 milion shqiptare. Une dhe te gjithe deputetet e opozites ne Parlament qe nuk kemi asnje ngarkese ne kurriz nga maskaralleqet e ketyre palaçove, nuk do te votojme kete pazar te ndyre.

Mazhoranca “ super” gjigande tu tregoj shqiptareve se ku do ti gjej 84 vota ne Parlament??????? E nese kerkohet te legjitimojne trafikimin e votave ne Parlament, si mund te besojne shqiptaret se kjo paçavure “ marreveshje” do te ndaloj shit-blerjen e votave te qytetareve. Çfar fitoi opozita nga ky pazar???????? nuk votojme kod zgjedhor pa lista te hapura. Nuk votojme kod zgjedhor pa komisionere jo politik dhe duam qe emigrantet te votojne patjeter” shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re