Merr flakë një banesë në mbrostar Ferko në Fier.

Në godinën thuajse të shkatërrruar jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.

I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.

‘Ku do vete unë i varfëri, ku do të mbytem unë, unë mendohem çfarë do të ha pastaj! Ku ti çoj unë këta, ku ti çoj unë këta! ‘, janë britmat mes lotëve të kryefamiljarit.

Familja jetonte duke mbledhur bidona, dhe tashmë me djegien e banesës kanë mbetur edhe të pastrehë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re