Ekspertja e ekonomisë, Suzana Gaxholli në një intervistë për Fax News ka treguar nëse plani ekonomik i PD-së është i realizueshëm dhe njëkohësisht ka zbuluar se ku do t’i gjejë paratë Partia Demokratike për të vënë në zbatim këtë plan.

Sipas Gaxhollit ky plan është i realizueshëm dhe se nëse ky do të zbatohet mund të përfitohet 200 milionë dollarë të cilat do të përdoren për ti ardhur në ndihmë popullit. Më tej Gaxholli tha se ky plan është provuar dhe në 8-vjeçarin e qeverisjes së ish-kryeministrit Berisha dhe menjëherë u vu re një dyfishim me 2.5% rritje e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“PD do të shpalosë programin e saj pjesë pjesë dhe duke qenë se nuk ka përfunduar të gjithë kapitujt dhe disa probleme shpesh lënë pikëpyetje mbrapa dhe kjo është një pikëpyetje normale logjike që ju e keni ngritur dhe e kanë ngritur dhe ekspertë të tjerë. Në fakt drejtues të PD kanë dhënë shpjegime, si Jorida Tabaku apo Teliti të cilët kanë qenë hartues të këtij programi. Programi parashikon rritje pagash, shkurtimi i një sërë taksash, janë një sërë pagesash që u premtohen për të forcuar familjen për të nxitur lindjet në mënyrë që të luftohet kjo plakja e popullsisë. Një pjesë e këtyre parave që janë koncesionet e pazbatuara në mënyrë ligjore që kanë keqpërdoruar paranë publike.

Sipas specialistëve nga ky mirmenaxhim që do ridiskutohet, mund të përfitohen 200 milionë dollarë, plus mirëmenaxhimi i taksave, forcimi i disiplinës fiskale, ulja e taksës në 9% ajo e të ardhurave fitimit, pra taksa e sheshtë që po e riprezanton partia demokratike si në 8-vjeçarin paraardhës, ulja e një sërë taksave të tjera për biznesin, ulja e kostove e të bërit biznes. Të gjitha këto lirojnë shuma të mëdha dhe forcojnë disiplinën dhe nga ana tjetër zvogëlojnë dhe heqin fare përpjekjen e biznesit për tu larguar, pra për të bërë evazion fiskal, për t’iu larguar taksave apo për tu minimizuar.

Kjo është provuar në qeverisjen 8-vjeçare të Berishës taksa e sheshtë 10% menjëherë kur filloi aplikimin e saj, në fillim të vitit 2007, realizoi një dyfishim 2.5% rritje të ardhurash në buxhet. Kjo bëhet sepse biznesi nuk ka më nevojë të fsheh sepse s’ka më taksa të larta, s’ja vlen më të punojë me dy kontabilitete apo të përpiqet të gjejë kthina për të paguar sa më pak. E dyta futja e të gjithëve në sistem rrit sasinë e të ardhurave që merr nga buxheti i shtetit. Mesa shoh te program i PD është një mekanizëm që do të regjenerojë më shumë të ardhura nga politikat fiskale dhe politikat e tjera ekonomike me të cilat do të nxitet biznesi.

Nxitja e të bërit biznes, ulja e kosos e të bërit biznes bënë që  të gjallërohet të marri më shumë ajër oksigjeni dhe rritja e biznesit do të çojë në rritjen e vendeve të punës dhe rritja e të ardhurave. Nuk më duket se ka ndonjë ekzagjerim ose ndonjë shqetësim të madh, të gjitha premtimet e deritanishme janë të realizueshme. Me ç’shoh unë është munduar t’u jepet shpresë njerëzve që ne do kthehemi në normalitet, së pari duhet të kthehemi në normalitet pastaj të gjitha zhvillimet e mëtejshme.”, u shpreh Suzana Gaxholli.

(R.G/FAxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re