Biznesmen miliarder, investitor, filantrop dhe mbret…Fjala është për Al Waleed bin Talal Al Saud, i cili në vitin 2008, u përfshi në Time 100 të revistës Time, një listë vjetore e 100 njerëzve më me ndikim në planet.

5% e kompanisë së tij, Through Kingdom Holding Co., është e listuar në bursën saudite, ndërsa ai  kontrollon aksionet në kompani private dhe publike në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Lindjen e Mesme. Boeing 747, Airbus 321 dhe Haëker Siddeley 125 janë ndër avionët privatë në pronësi të princit.

Përveç kësaj, ai zotëron avionin e 65-të privat më të madh në botë.

Siç raportohet nga therichest.com, 747 fillimisht ishte projektuar për të transportuar më shumë se 400 pasagjerë. Avioni u ble nga princi saudit në vitin 2003 dhe më vonë u modifikua për t’iu përshtatur kërkesave të tij.

Avioni përmban dy dhoma gjumi luksoze, një dhomë ngrënie për 14 persona dhe një fron në qendër.

Pikërisht në këtë të fundi ka realizuar dhe një foto simbol, e cila mishëron pushtetin e parasë, apo më saktë një prirje saudite për luks.

Kujtojmë se Princi me famë do takohej pak vite më parë dhe me kryeministrin Rama, i cili nga ana e tij ka patur një prirje të theksuar drejt botës arabe për të thithur para investimesh prej saj. Rezultat është Durrësi, ku një kompani nga Emiratet do ndërtojë nmjë port të ri turistik si dhe një kompleks banimi elitar, një lloj miniDubai. /tesheshi.com/     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re