Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në Himarë titujt e pronësisë për disa prej banorëve.

Një nga banorët që mori certifikanën e banesës ishte qytetari Aleks Bala me të cilin kreu i qeverisë shkembeu batuta.

“Jemi të vjetër shumë, skemi më flokë tani ( I puth ballin)”, shprehet kreu i qeverisë përpara se t’i jepte certifikatën.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Aleks Bala. O Aleksi, ku është ky mo, ku është shejtani. Hajde këtu më hajde, po ku je mo ku je?

Jemi të vjetër shumë, skemi më flokë tani ( I puth ballin) Vazhdon shkon në Korfuz me not. Ja ku e ke shtëpinë.

Aleksa Bala: Do ta pimë kafen

Edi Rama: Kafen me ty patjetër, ku të vete unë pa pirë kafen me ty, shyqyr po ma jep kafen pas kaq shumë vitesh. Hajde Leksi gjigand

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re