Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditën në Burrel me një bashkëbisedim me gratë për problemet që përballen sot në qytetin e tyre. Kryefjala e shqetësimeve që ngritën, ishte emigracioni i fëmijëve dhe e rinisë së Burrelit, ku papunësia, pamundësia për të ndërtuar të ardhmen aty, ka bërë që të kthehet në fenomen madhor edhe në këtë qytet.
“Si mund të kemi të ardhme të sigurt nëse nuk garantojmë pagë të barabartë. Ky është prioritet i planit tonë. Një nga shqetësimet kryesore për ju është familja, fëmija. Dhe që nga momenti i lindjes së fëmijës dhe punësimit dhe krijimit të familjes, për gruan shqiptare fëmija mbetet fëmijë. Ku është shteti në raport me familjen shqiptare? Është zhdukur nga radari. Së pari do u mundësojmë çifteve të reja të kenë mundësi të blejnë një banesë” tha Basha.