Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar zgjedhjen e avokatit të shtetit Artan Simoni, si përfaqësues ligjor të tij, i cili më pas u zëvendësua pas një postimi të tij në rrjetet sociale.

“Kushtetuta dhe vetëm Kushtetuta, e patë kush ishte fytyra e vërtetë e tyre. Nuk kam asnjë njoftim për caktimin e dy avokatëve, Ai që ishte, ishte ekzemplari më i shkëlqyer për fytyrën e Ramës”, tha Berisha.

Artan Simoni në një postim në Facebook, shkruante dy ditë më parë: “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, i cili sipas Shkëlzen Berishës i referohej babait të tij ish-kryeministër.

Shkëlzen Berisha reagoi duke shkruar: “Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”, ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re