Kreu i qeverisë Edi Rama në një konferencë me gazetarët është shprehur se në vendin tonë gjatë qeverisjes së tij janë hapur 225 mijë vende pune.

Duke iu referuar akuzave të bëra nga ana e opozitës, Rama tha se ato janë një këngë e përsëritur dhe se qeveria e tij e ka dhënë me prova, se ka bërë punë që nuk krahasohen si dita me natën me të shkuarën.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mund të thuhet që nëse sot kantieret tona të Rindërtimit, secili të sjellë ndërmend Laçin apo Krujën, ku puna është në vazhdim, janë pasqyrë e një situate ku është vendosur e gjithë infrastruktura, por nuk është ende një situatë e pabueshme në sensin e funksionalitetit të plotë të atyre godinave që nga kantiere të kthehen në vendbanime. Kjo është situata edhe në këtë sektor që në flasim, por krahasuar me të djeshmen është një situatë lehtësisht e pakrahasueshme.

Unë po e nis nga një e dhënë, që është një këngë e përsëritur për qëllime propagandistike, ne kemi premtuar 300 mijë vende pune, dhe sot duke iu referuar shifrave dhe jo statistikave, shifrave të regjistrit të punës në RSH, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve, hapeni dhe shikojeni, dhe thuajuni njerëzve që është apo nuk është e vërtetë, që janë 225 mijë të punësuar më shumë, që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të tyre të punës.

Në çdo aspekt është e njëjtja gjë, ndryshimi me nga ku u nisëm është si nata me ditën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re