Skip to content

‘Ku i kanë çuar këta të grupit kriminal 430 milionë euro-t, pse s’mi kanë sjellë mua’, Rama: Nuk e di nga i keni nxjerrë këto shifra?

edi rama2

Kryeministri Edi Rama është përplasur në lidhje me shifrat që pretendon PD se do të paguhen për inceneratorët.

Rama tha përmes batutave se kur pa shifrën, u shqetësua se pse nuk i kishin dhënë ‘pjesën’ atij.

“Jam shumë i interestuar të di si e keni nxjerrë shifrën. Unë kur pashë shifrën 430 milionë euro, thashë ku i kanë çuar këta të grupit kriminal, pse nuk mi kanë sjellë mua?

Mua nuk më del llogaria kështu, sepse impianti i Tiranës ndërtohet 100% me paratë e investitorit, ekzaktësisht këtu 2018-2021 në letrat e mija janë 36 milionë euro që janë dhënë, dhe deri në 2047 shkojnë 340, pagesa për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. 

Natyrisht që paguhet për këtë, se mund të bëhet edhe pa pagesë, si në Porto Romano apo në Sharrë, apo në Elbasan e Fier, ku digjeshin plehrat.

Problemi jonë fillon në raportin që keni me plehrat. 30, 6 milionë euro janë dhënë për inceneratorin e Elbasanit dhe 24.7 milioë euro për Fierin, në Tiranë janë dhënë për trajtimin e mbetjeve.

Plehrat përpunohen me para, nuk kemi gjetur asnjë model në botë që ti përpunojë falas”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb