Një dijetar i quajtur Buhari pati jetuar në vendet Saudite. Ai shquhej për ndershmërinë e tij. Një herë ai filloi u nis në një udhëtim të gjatë në det.

Para se të niste udhëtimin, ai mbajti me vete një mijë dinarë për udhëtimin e tij. Gjatë udhëtimit, Buhariu takoi udhëtarët të tjerë në anije dhe u miqësua me ta. Buhariu ndau me ta urtësinë dhe diturinë e tij.

Ndër të gjithë, ai krijoi afrimitet më së shumti me njërin prej udhëtarëve. Një ditë duke folur Buhariu i tregoi atij rreth njëmijë dinarëve që kishte me vete dhe pastaj ia shfaqi. Duke parë kaq shumë para, udhëtari u bë ziliqar.

Udhëtari filloi të mendonte për një plan për t’i marrë ato para nga Buhariu.

Një mëngjes, udhëtari filloi të qajë me zë të lartë dhe nisi të thoshte: “Më vodhën njëmijë dinarët. Ku të mbytem tani?”

Duke e parë duke qarë, personeli i anijes erdhën dhe i thanë: “Pse jeni në panik. Kushdo që i ka vjedhur ato para, nuk mund të zhduket askund. Ai person do të gjendet së shpejti.”

Nuk vonoi shumë dhe kërkimi filloi. Një nga një çdo pasagjer u kontrollua, e kur erdhi radha e Buhariut, personeli i anijes dhe pasagjeri që e kishin njohur mirë deri në atë moment thanë: “Nuk duhet t’ju kontrollojmë. Do të ishte fyese edhe të dyshonin për ty.”

Duke dëgjuar këtë, Buhariu tha: “Jo. Jo. Paratë janë vjedhur, nëse nuk do të më kontrolloni tani, atëherë dyshimi do të mbetet në zemrën e tij. Kështu që ju duhet të më kontrolloni edhe mua.”

Buhariu u kontrollua. Asgjë nuk u gjet prej tij. Më në fund nuk u gjetën paratë.

Pas dy ditësh, i njëjti udhëtar shkoi te Buhariu dhe i trishtuar e pyeti: “Ti kishe një mijë dinarë, por ata nuk gjetën asgjë kur të kontrolluan. Ku shkuan ato para?”

Buhariu buzëqeshi dhe tha: “I hodha në det. Dëshiron ta dish përse?”

Udhëtari pyeti duke shqyer sytë nga habia: “Pse?”

Buhariu u përgjigj: “Për shkak se unë kam fituar vetëm dy pasuri në jetë – njëra është ndershmëria dhe tjetra është besimi i njerëzve. Nëse ato para do të ishin marrë nga unë dhe unë do t’u kisha thënë se janë të miat, atëherë njerëzit do t’i kishin besuar, por megjithatë njerëzit prapëseprapë do të dyshonin në ndershmërinë dhe të vërtetën time.”

Mësimi:

Paratë e humbura ose të harxhuara mund të fitohen përsëri, por nëse prestigji i dikujt dhe besimi i njerëzve humbasin, atëherë nuk do të jetë e mundur ta fitoni atë përsëri, e për rrjedhojë as paratë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re