Sali Berisha nga Elbasani tha se është i hapur për cdo funksion Kushtetues, kur u pyet se çfarë synon me lëvizjen e tij.

Në datë 20 maj në “Rogner” kam deklaruar se tani do të rikthehem, tërhiqem nga vendimi im; largim pa kthim. Do të kthehem shumë më fuqishëm. Tani e tutje, jam i hapur për cdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi” tha  ai.

Por gjatë diskutimeve në sallë një grua, simpatizante demokrate e vendosi në siklet liderin historik të së djathtës kur e pyeti se ku ishte ai kur Lulzim Basha përjashtoi disa figura kryesore të PD-së në 2017 dhe në vazhdim.

Ajo vijoi duke thënë se prapë Lulzim Basha s’është armik dhe PD s’mund të ndahet më dysh, ndryshe ajo nuk vjenë më kurrë në pushtet.

Gruaja gjithashtu e pyeti nëse kjo “Foltore” është për qëllime personale për t’i ringritur si lider, apo për të mirën e PD.

Shumë e drejtë është pyetja, ku isha unë, kur u përjashtuan? Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë cdo gjë që meritonte. 

I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e zotit, me ndërmarrë kundër teje cdo vendim politik, se ti i “vrave” në pusi.

Por nëse unë dilja publikisht, unë kam shprehur disaprovimin tim të plotë për listën dhe largimet, por këto nuk mjaftojnë. Pengesa ime ishte se unë kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim dhe më kërkonte vetëpërmbajtje” tha Berisha.

Anita Duhanxhiu: Të jemi të sinqertë, ku ishit ju Berisha kur përjashtohet demokratët me kontribut të PD, a duhet ta gjykoj unë si një reagim ndaj sulmit tuaj personal, apo kontribut për ringritjen e PD. Kjo foltore ka si qëllim ridimesionin tuaj në krye të PD, apo ringritje e PD dhe pyetja e fundit, çfarë projekti keni ju për të bashkuar PD, se në gjykimin tim nuk mendoj se PD do vijë në pushtet duke u ndarë, siç kemi filluar të ndahemi. Basha nuk është armiku ynë. (Fishkëllehet nga salla, tentohet t’i merret mikrofoni).

Berisha: Ndaj atij akti, kryetarit të PD i kam thënë çdo gjë që meritonte, i kam thënë në zyrë që në këtë vendim që kem marrë, ata kanë të drejtën e Zotit që të ndërmarrin kundër teje çdo vendim politik se ti i vrave.

Unë thashë se largimi im ishte pa kthim, dhe kjo më impononte që të vetëpërmbahesha, i ka thirr në zyrë, kam kërkuar që t’i riintgrojmë në PD, por i kam thënë Bashës që ti me këtë akt je lider i thyer, a ngjitesh apo nuk ngjitesh, kjo është një punë që duhet parë.

Në 19 maj unë u shpalla ‘Non Grata’ nga Sekretari i shtetit dhe u shpall në një kohë që kisha 8 vite pa asnjë kompetencë ekzekutive, që nuk kisha pasur asnjë akzuzë, nga një organ i çfarëdoshëm, ai që është arkitekt, që është Edi Rama.

Sali Berisha e kritikoi Lulzim Bashën edhe për mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. “Na del me primare me votim negativ, ato ishin primare të turpshme. Modeli britanik nuk ishte ky, por e kundërta, ai që merr me shumë vota” deklaroi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re