Ambasadoprja e SHBA, Yuri Kim ka qenë ditën e sotme në qytetin e Durrësit për të mbikëqyrur zgjedhjet që po mbahen për kreun e bashkisë. Gjatë vazhgimit të saj, Kim pyeti komisionerët nëse kishin përvojë në këtë pozicion që po mbanin ditën e sotme.

Ambasadorja, Yuri Kim: A keni qenë komisionerë vitin e kaluar?

Komisionerët: Po kemi qenë

Kim: Pra jeni persona me përvojë?

Komisionerët: Po patjetër.

Kim: A keni pasur probleme me regjistimin elektronik?

Komisionerët: Jo deri tani jo

Kim: Ju uroj shumë fat, shpresoj që gjithçka të mbyllet paqësisht dhe të ketë një proces sa më të rregullt.

Më tej ajo kaloi tek salla tjetër e komisionerëve, ku vazhdoi të bisedonte me këta të fundit lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit.

Kim: Më duket mua apo jemi parë edhe vitin e kaluar?

Komisioneri: Po kam qenë edhe vitin e kaluar këtu.

Kim: Cilët janë vëzhguesit e partive politike këtu?

Përkthyesja: Ja këta këtu.

Deri më tani, Durrësit dhe Shkodra janë dy bashkitë ku pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët pavarësisht se janë rrethet me numrin më të madh të banorëve. Krahasuar me bashkitë e tjera ku po votohet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re