Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj duke iu referuar akteve të fundit Kryetarit të PD të Rithemelimit, Sali Berishës për bashkimin e demorkatëve, tha se po humbet kohë.

Në Panorama TV, Biberaj shprehet i zhgënjyer me Berishën, për të cilën tha se erdhi me objektiva të qarta, por deri më tani ka vetëm ‘kërcënime boshe’.

“Është mandati i tretë e dimë të gjithë që është i vjedhur.

Po humbasim kohë. Berisha erdhi me objektiva tepër të qartë që të largonte përfundimisht Lulzim Bashën nga drejtimi i Partisë Demoratike nuk ndodhi, të unifikonte Partinë Demokratike nuk ndodhi, të rrëzonte Edi Ramën, asgjë nuk ndodhi.

Vetëm kemi kërcënime boshe, ‘Do bëjmë protesta’. Ku janë protestat? Ku është populli? Edi Rama vazhdon punën e tij anti-kombëtare 24 orë.”

I pyetur se nëse e ka thyer Berisha besimin e anëtarësisë përmes vendimmarrjeve, Biberaj pohoi duke e krahasuar Berishën me kreun e Partisë Demorkatike Lulzim Bashën.

“Pa asnjë lloj diskutimi, ne jemi në kohën që duhet të kishin rezultat, se lider pa rezultat kishim Lulzim Bashën. Për 10 vite duke bojkotuar Reformën Territoriale na shkaktoi kosto të jashtëzakonshme, duke djegur mandatet, duke bojkotuar zgjedhjet… kshuqë ne e kishim një model.

Ky po ecën në të njëjtin model. Nuk kemi asnjë lloj rezultati në opozitë. U bënë një palë zgjedhje lokale ku kemi 4-5 bashki të fituara. Jemi në ditët më të vështira që ka kaluar ndonjëherë opozita. Dhe opozitarizmi. Këto emra nuk ngjalllin më asnjë interesi, asnjë shpresë.”- tha Biberaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re