Kryeministri Edi Rama ka vizituar lagjen e re të rindërtuar në Krujë, e cila përmbyll procesin e rindërtimit në këtë bashki.

Kreu i qeverisë është pritur nga banorët, e prekur nga tërmeti i vitit 2019, që janë futur në banesat e tyre në këtë lagje.

Rama shkëmbeu batuta me një nga banoret e cila në momentin që mbërriti kryeministri i dha dorën dhe e përqafoi.

Pjesë nga biseda:

Banorja: Ku je o ta shtoftë Zoti jetën! Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë ( I jep dorën dhe e përqafon)

Rama: Zgjati pak por erdhi, nuk kishit shumë besim, jo shumë por nuk kishit fare.

Banorja: Si nuk kemi besim, se e ke kapur me këtë fjalë. Por si nuk kemi besim

Rama: Po të mbaj mend unë ty

Banorja: Ti i shtrive dorën gjithë botës, ne nuk lypim 100 lekë për borxhe

Rama: Lëre se të mbaj mend kur erdha këtu dhe më thoshe mua ‘ec more ec, se kshu eee…’ Të mbaj mend mirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re