Avokati Altin Goxhaj ishte ndër të pranishmit në protestën kundër diskriminimit krahinor nga organet e vetingut.

Ai tha se kjo reformë u bë me qëllim që vetingu të përdoret si çomange nga pushteti.

“Aty ku ka shkelur këmba e Sorosit, nuk ka mbirë bari. Krahinarizmi primitiv i mbjellë në Shqipëri nga komunizmi, u ringjall sërish këtu. Ky institucion e shkatërroi sistemin në drejtësi, por e zbatoi fije për fije reformën Soros në drejtësi.

Ka vdekur totalisht sistemi si pasojë e një grupi xhelatësh, të rekrutuar çdo standard duke e kthyer vetingun në çomange të pushtetit për të seleksionuar në emër të pushtetit,” tha Goxhaj.

Sipas tij, ky veting largoi edhe gjyqtarin Aleks Nikolli, që ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin flagrant të tubimeve.

“Vetingun e kanë me qëllim për të diskriminuar, por në radhë të parë për ta kthyer drejtësinë në një çomangë të pushtetit. Prandaj ju kujtoj atë shprehjen e madhe: ranë malet dhe u ngritën haletë,” tha ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re