
Psikologia Klorinda Serani ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, ku ka folur për dhunën në familjet shqiptare dhe zbulimin e dhunës nëpërmjet fëmijëve.
Psikologia tregon sesi i zbërthejnë fëmijët nëpërmjet lojërave dhe vizatimeve. Ajo thotë se fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje e mbushin fletën me ngjyrë të zezë.
“Nuk vijnë drejtëpërdrejtë gra. Unë jam marrë më shumë me fëmijë që kanë probleme në sjellje dhe më pas kemi zbuluar dhunën ndaj grave. Fëmijët tregojnë çrregullime në të sjellurin. Ne përdorim më së shumti terapinë e lojës dhe pikturës. Kur fëmija pikturon më së shumti të zezën e pyesim përse të zezë. ‘Kur unë mbyll sytë dhe dëgjoj zhurmë nga dhoma matanë, nuk dua të shoh shumë’. Është një fëmijë i klasës së parë dhe klasës së 5 që e kanë shprehur këtë. Terapia vazhdon më tej teksa ai vizaton prindërit duke u zënë në ballkon”, tha ajo.
Më tej psikologia ka theksuar se për fëmijën më mirë t’i shohë prindërit si shokë dhe jo si çift, mjafton që të mos ketë dhunë.
“Do të doja shumë jo të marrim mendimin e nejrëzve në pushtet, por të shkojmë atje dhe ata të marrin mendimin tonë. Frika ime është se nganjëherë shumë burra dhe gra duan të arrijnë shumë gjëra por kur arrijnë atje ku duan i harrojnë. Gratë pranojnë dhunën psikologjike por nuk pranojnë dhunën seksuale. Pse, apo se i bie morali. Si je veshur sot. Pse fole ashpër sot. Si i ke rregulluar flokët sot. Që nga mnomenti që del nga shtëpia nis. Fëmija do të zgjidhte ‘më mirë të jesh shok sesa burrë dhe grua’,” u shpreh ajo.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb