Shifra të frikshme dhune ndaj grave raportohen më datë 8 mars në ditën e gruas në Elbasan. Që nga shfaqja e pandemisë 1 në 2 gra në Elbasan dhunohet. Shifrat e bëra publike nga Forumi i Gruas janë këmbanë alarmi për shoqerinë në terësi dhe institucionet shtetërore të bëjnë më shumë për këtë fenomen.

-“Ku mjafton pensioni? Ça të festoj?”-tha një nga gratë e moshuara që shiste produkte buzë rrugës.

Teksa sot një pjesë e grave kanë marrë urime , dhurata dhe janë bërë pjesë e atmosferës festive kjo shitëse lulesh në hyrje të kalase nuk e ka marrë një dhuratë dhe përqafim të ngrohtë.

Dhuna dhe paragjykimet e çuan në divorc kur ishte 22 vjeçe aq sa u detyrua të merrte djalin vetëm 5 vjec dhe të largohej. Në atë kohë të rrisje një fëmijë e vetme nuk ishte e thjeshtë, por Natasha Puska nga Elbasani nuk u dorëzua.

Sot lotët e pushtojnë pasi djali që e rriti me aq mundime është larguar , duke harruar sakrificat e gruas që e nxorri në jetë.

Përtej festes në një ditë e cila duhet të ishte proteste për të drejtat e mohuar të grave rrugëve të qytetit nuk i munguan gratë dhe nënat që sigurojnë mbijetesën me vështirësi.

Përtej simbolikës së 8 marsit nuk munguan as mesazhet sensibilizuese në qendër të qytetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re