Qindra kilogramë mbetje kafeje hidhen përditë. Sigurisht që sa do ju themi më poshtë, nuk është propozim për baret por ju, në shtëpi, mund të merrni pikërisht prej tyre mbeturina kafeje për të zgjidhur disa punë. Siç kemi thënë më parë, mbetja e kafes është shumë e efektshme për lëkurën, nëse masazhohemi me të, por ka edhe vende të tjera ku mund ta përdorim.– Mbetjet e kafesë mund t’i përdorni për kopshtin, si pleh organik– Nëse dy gota me mbetje të kafes i vendosim në një kovë me ujë përftojm një pleh të lëngët që shërben si ushqim për gjethet dhe lulet.– Mbetjet e kafesë përdoren si insekticid për të mbrojtur kopshtin nga milingonat, kërmijtë dhe grabiqarët.– Përdoret për të thithur aromat e rënda të ushqimeve duke e vendosur brenda frigoriferit.– Është një pastrues i mirë për enët e kushinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re