Skip to content

Ku ndryshon Korça nga qytetet e tjera? Pastërti dhe gjelbërim

Parku ‘Rinia’ ambjenti më relaksues dhe i preferuar nga qytetarët korçarë jo vetëm mbrohet por po shkon drejt zgjerimit të tij.
 
Një hapësirë e konsiderueshme e këtij parku, e lënë disi djerrë deri tani, është projektuar të gjelbërohet.
 
Punonjësit thanë se hapësira midis dy lokaleve të parkut do të shndërrohet në një lulishte.
 
Fillimisht ka nisur puna e sistemimit të vendit dhe shtrimit e instalimit të sistemit nëntokësor të vaditjes.
 
Më pas do të vazhdojë edhe mbjellja e pemëve dhe barit të gjelbër për ta shtuar si lulishte të parkut ‘Rinia’ të Korçës.