Ish-trajneri i Milanit të madh, ndër të tjera, njëri nga zërat më autoritarë të futbollit italian, Arrigo Sacchi, “bekon” sfidën Sarri-Conte në Serie A, ndërkohë që i vendos edhe në “kandar”: “Maurizio është më estetik, revolucioni i tij do ta ndihmojë Juven dhe gjithë Italinë. Antonio është i paduruar”.

Sacchi, në fillimin e sezonit, Sarri dhe Conte po rrëmbejnë skenën… Ju i njihni mirë, a i përshkruan dot?

Kthimi i tyre në Serie A do të bëjë mirë jo vetëm për Juven dhe Interin, por për të gjithë futbollin italian, që ka mbetur prapa në disa aspekte. Edhe Ancelotti po bën mirë. Pastaj, nga pikëpamja teknike dhe karakteriale, të dy janë shumë të ndryshëm, pavarësisht se kanë një filozofi identike: loja e bukur duhet të udhëheqë ekipin dhe lojtarët duhet të përmirësohen përditë. Ata të dy janë skenaristët; shkruajnë filmin dhe “aktorët” e tyre e interpretojnë atë. Lojtarët janë të lirë për të shtuar cilësi, fantazi dhe paparashikueshmëri.

Sarri, si do t’i vizatonit të dy?

Maurizio është një estetist, i pëlqen posedimi i topit. Ai kërkon të zotërojë fushën, duke e “shtypur” kundërshtarin. Filozifia e tij u pa qartë kur ishte në krye të Napolit, edhe më përpara, tek Empoli. Ndoshta këto cilësi u vërejtën pak më pak në sezonin e fundit te Chelsea, por kjo ndodhi thjesht sepse lojtarët jo gjithmonë e ndiqnin atë. Conte, në krahasim me Sarrin është më pak i durueshëm. Ai menjëherë kërkon pikët. Loja e tij është më e menjëhershme. Ai bën më pak presion dhe, rrjedhimisht, skuadrat e tij janë pak më të gjata. Një shembull: Interi që fitoi në Cagliari, kur duhej të mbrohej, u tërhoq, në vend që të shkonte përpara dhe të sulmonte “armikun”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re