Në zgjedhjet e së dielës në Greqi morën pjesë 57 për qind e listës votuese, për shkak se Greqia po ashtu si Shqipëria, ka në listë votimi edhe grekët që jetojnë jashtë Greqisë.

Nea Demorkacia e drejtuar nga Micotaqis mori 22 për qind të votave të kësaj liste, që përkthet pastaj në 40 për qind të atyre që votuan dhe shumicë në parlament.

Kjo quhet një fitore madhështore në Greqi.

Edhe në zgjedhjet e 30 Qershorit votuan rreth 22.8 përqind e listës formale, që përbën shumciën e Parlamentit nëse do t’i përkthejmë në mandate.

Duke llogaritur që 30 Qershori ishin zgjedhje lokale dhe jo parlamentare, pra që interesi ishte më i ulët dhe presioni mbo votuesit e lartë, krahasimi me Greqinë e nxjerr 30 Qershorin një sukses të vërtetw politik.

E vetmja gjë që nuk ka ndodhur në Greqi ështe që Siriza të thotë që tani 78 për qind e grekëve janë kundër Micotaqis, pasi vetëm 22 për qind kanë votuar për të. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re