Media e huaj ka publikuar disa thirrje dëshpëruese nga qytetarë që jetojnë në Mariupol të Ukrainës, një qytet që ka rëndësi të madhe strategjike dhe është sulmuar tashmë nga ushtria ruse në disa pika.

Shumë qytetarë janë të frikësuar dhe kanë nisur të braktisin shtëpitë e tyre, prej frikës se mund të gjejnë vdekjen për shkak të sulmeve.

“Unë jam e vetme… ku të shkoj, ku të vrapoj? Ku të shkoj ju lutem? Zot i madh!”-thotë mes lotëve e panikut një grua në moshë.

“Ku t’i fshehim fëmijët? Këtu nuk ka streha, është vend i hapur, ku të shkoj?-tregoi një nënë, ndërsa pranë saj mbante fëmijën.

“Duhet të braktisim shtëpitë tona”-tha e shqetësuar një tjetër grua.

“Unë do të iki tek prindërit, sepse atje është më qetë. Ata jetojnë në mes të Ukrainës.”-tregoi një vajzë për BBC.

“Do të shkojmë tek familja për të qenë të bashkuar me ta… unë besoj se ne do të fitojmë”-tha një i ri ukrainas.



Post Views:
82

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re