Besa e Kostandinit ose legjenda e Fjalës së Dhënë*

Legjenda e famshme “Kostandini dhe Jurendina” është padyshim më e bukura dhe më tronditësja në trashëgiminë tonë gojore.
Për herë të parë dëshmon si studim etnologjik me materiale burimore qysh me Dorëshkrimin e Famshëm Arbëresh të Kieutit, (1737) vepër e shkrimtarit të njohur arbëresh Nikollë Filja (1671-1769), lindur nga një familje historike arbëreshe, shpërngulur në Italinë e Jugut pas pushtimit osman te Shqipërisë në shekullin XV, me origjinë nga Filati i Çamërisë. Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë.

Në kapitullin III, të këtij dorëshkrimi, nën titullin “Kënkezë të pleqrijsë”, jepen 18 këngë popullore, balada, këngë historike dhe lirike popullore, të cilat i përkasin folklorit të arbëreshëve të Sicilisë.
Legjendën e famshme e gjen në dhjetëra variante në tërë hapësirën shqiptare, veri e jug, por asnjë prej tyre nuk ka bukurinë e variantit arbëresh. Më vonë ajo mori përkushtimin e zjarrtë të poetit më të madh lirik shqiptar, De Radës dhe sa e sa poetëve e studiuesve të tjerë arbëresh të Italisë.

Vetëm tek ky version gjejmë për herë të parë emrat real (dhe jo artistikë) të baladës, vendin ku u martua motra e Kostandinit dhe ngjyrime të tjera thellësisht arbërore. Heronjtë e saj janë Kostandini dhe Jurendina, një emër, që më së shumti, nga banorët e vjetër shqiptohej edhe me rënien e ‘”J” së pazëshme, duke mbetur thjesht Urendina ose Urëndina.

Shembull: “Urëndina, motra ima, ç’ësht ki sinjall (ki shëngj) që m’shek? I vreni ka xerku: “Veshzit tënd jan t’pluhuruara” … rrëfiar nga nglezot Matallena Brunetti (101 vjet)
Me këta emra këngën e gjejmë të kënduar në traditë dhe me stofin modern të sotshëm fare lehtë duke klikuar në YouTube me linkun: https://www.youtube.com/watch?v=rH783Xsb0h4.

Për herë të parë këtu gjendet i përcaktuar qartë edhe vendi i martesës së Jurendinës, në Veneti, (Venedik-u,) me gjasë, ende të banuara nga fise iliro- arbërore.

Përpjekja ime ndër vite ka qenë një punë e gjatë leximesh dhe mbledhje të dhënash nëpër qindra faqe rreth saj, për të ardhur më pas deri tek kuturisja e vështirë e një rikrijimi, shoqëruar si gjithmonë me dyshimet sfilitëse ndaj sfidave të tilla të jashtëzakonshme, por që gjithsesi ndihmojnë lexuesit e sotëm (sidomos nxënësit e moshave të mesme shkollore e studentët) për të pasur një variant më të plotë, mbase më të arrirë artistikisht dhe me shënime nga ato që kërkon botimi i tyre në tekstet shkollore.
Shpresoj që mundimi im të ketë vlejtur, në mos për sot, mbase për ditë më të mbara.

*Teksti i mësipërm është shkruar nga poeti dhe kineasti Petrit Ruka, i cili u nda nga jeta këtë të martë, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Petrit Ruka ishte një ndër poetët më të shquar të brezit të tij dhe autor i 10 vëllimeve poetike e disa dhjetëra skenarësh filmash, dokumentarësh e monografish.

JETËSHKRIM:

Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.

Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005, 2007 – 2008         Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit

Ka botuar:

1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.

2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983

3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990

4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.

5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003

6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

8. “Iso dashurie“  Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015

9. “Nëntë vjet e nëntë ditë“  Poemë baladeske, 2015

Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Si skenarist:  filma artistik. Vepra tё ekranizuara:

1. “Eja”  1986,           skenari pёr film artistik,  regjisor Piro Milkani.

2. “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.

3. “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.

4. “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.

5. “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995  skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani

Filma dokumentarë.

1. “Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar,  regjisor K. Gjonaj.

2. “Tё burgosurit e galerisё”  1994, sken pёr film dok,      regjisor S.Kumbaro

3. “Nёnё Tereza”  1999,  skenar pёr film dokumentar,        regjisor K. Gjonaj.

4. “ Butrinti i gjallë” 1996       skenar pёr film dokumentar,  regjisor P. Ruka

5. “Në fillim ishte Ademi”     skenar pёr film dokumentar,     regjisor P. Ruka.

6. “Braktisja e Madhe”        skenar pёr film dokumentar,      regjisor P. Ruka.

7. “Qyteti mbi gur” 2002  skenar pёr film dokumentar,          regjisor Eli Bici.

8. “Qyteti mbi naftё”  2003  skenar pёr film dokument,    regjisor P. Dervishi.

9. “Nënë Tereza”   2004  skenar pёr film dokumentar,         regjisor K. Gjoni.

10. “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument,   regjisor N.Ajazi.

11. ’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum,   regjia Esat Ibro.

12. “Kur vriteshin poetët”  2007 skenar për film dokumentar.   Regjia N.Ajazi.

13. “Poet i ekranit”                  skenar për film dokumentar.     regjia P. Ruka.

14  “Aleksandër Moisiu“        skenar për film dokumentar.        regjia N. Ajazi.

15. “Unë jam Ismail Qemali“  skenar për film dokum.         regjia Viktor Gjika.

Filma vizatimorë.

1. “I vdekuri i gjallё”  1993, skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.

(shpallur skenari mё i mirё i filmit nё Fest e 10 kombёtar tё Filmit shqiptar.)

2. “Ekuilibёr”  1994 skenar pёr film vizatimor, regjia Albert Malltezi.

3. “Nёntё vjet e nёntё ditё” 2001, skenar pёr film vizatim, regjia Artur Dauti.

Si regjisor ka realizuar:  (skenari dhe regjia)

1 “Njëqind për qind”  1994 film artistik,   skenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.

2. “Plumbi prej plasteline” 1995  film art, s kenar e regji P. Ruka, A. Minarolli.

3. “Butrinti i gjallë” 1998. dok. për Kadri Roshin,  skenari e regjia Petrit Ruka.

4. “Në fillim ishte Ademi” 1999 dok. për A, Jasharin,    skenar e regji P. Ruka.

5 “Braktisja e Madhe” 2001  dok për emigrimin.  skenari e regjia Petrit Ruka.

6.  “Kapedani i këngëve”, 2005  dok. poetit Maliq Lila. S kenar e regji P. Ruka.

7.  “Amanet Labërinë”  2006.  Dok. për Enver Guga. skenari e regjia P. Ruka.

8. “Me varrin hapur”   2006 dok për L. Mërkurin.        skenar e regji P. Ruka.

9. “Bolenë, trimja Bolenë” 2007 dok.                    skenari e regjia Petrit Ruka.

10. “Aulona Folk Inernacinal Festival“ I 2009 dok.        skenar e regji P. Ruka.

11. “Folk Inernacinal Festival“ II  film dok. S         kenari e regjia Petrit Ruka.

12. “Folk Inernacinal Festival“ III film dokument.  skenari e regjia Petrit Ruka.

13. “Poeti i ekranit, Viktor Gjika” 2009 film dok.   skenari e regjia Petrit Ruka.

14. “Homerët e filmit ballkanik“ – vëllezërit Manaqi. dok. sken e regji P/ Ruka.

15. “100 vjet me Himnin e Flamurit“ film dokum.     skenari e regjia P. Ruka.

16. “Flamurmbajtësi i Vatrës“  film dokumentar.       skenari e regjia P. Ruka.

17. “Syri i Shqiponjës“  film dokumentar.            skenari e regjia. Petrit Ruka.

18. “Buzët tek kënga…“ dok për poetin Agim Shehu.      skenar regji. P. Ruka.

                                                           Të tjera:

1. Anëtarë i disa bordeve artistikë në RTSH. QKK dhe institucione të tjera.

2. Pjesëmarrës në disa Koferenca Kombëtare e Ndërkombët, për Kinematog,

3. Autor i një sërë shkrimesh në shtypin letrar, reportazhe, ese, artikuj për kulturën e kinematografinë.

ÇMIME LETRARE DHE FILMIKE

Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”

Disa cmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990

Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993

Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995

Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012

Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013

Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.

Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015

TITUJ

Skenarist, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1988

Regjisor i filmit, akorduar nga Kinostudio “ Shqipëria e Re” në vitin 1995

MJESHTËR I MADH, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr, 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015.

me motivimin e mëposhtëm:“për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrim-tar e publicist i shquar”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re