Ky është një koleksion shumë i shkurtër por aq shumë i dendësuar në mençuri të kulluar të popujve.

Proverbat quhen të tilla sepse mbeten të vërteta e të mençura në çdo kohë, ato e kanë kaluar testin e kohës, dhe vazhdojnë ta bëjnë.

Kuajt i afrojnë krahinat e largëta; fëmijët i afrojnë nënat dhe baballarët, ndërsa fatet e njëjta i afrojnë popujt e ndryshëm.

Rrena mund të shkaktojë dhimbje njëqind herë më të madhe se shtiza.

Këshillues! Këshillo veten më parë.

Proverbi është një kalë që të çon me shpejtësi drejt zbulimit të ideve.

Sot është një botë, nesër një tjetër.

Njeriu i kujdesshëm vlen sa për dy.

E vërteta të vret sytë, por të shëron shpirtin.

I rrituri njihet nga veprat, fëmija nga lodrat.

Korbi u mbyt në ujë se deshi të imitonte rosën.

Kova me litar të shkurtër nuk mbërrin në ujë.

Me derë të mbyllur secili është imperator në mbretërinë e tij.

Mes njerëzve kujto për fjalët e tua, kur je vetëm kujto për mendimet e tua.

Mirësitë e prindërve janë të pakufi ashtu sikurse qielli vetë.

Mos të të mahnisë rroba e njeriut, por dituria e tij.

Për njeriun e zellshëm është më e lehtë të kalojë malin, sesa për një dembel të lëvizë gishtin.

Rruga e panjohur të duket e rrezikshme, njeriu i panjohur i zemëruar. Në punën e pafilluar shtrihet gjarpri.

Sa më afër manastirit, aq më larg Zotit.

Shtëpi e imja edhe pse e vogël për mua je një pallat.

Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë.

Ndjenja njihet para se të flasë goja.

Nëse dikush të lavdëron të kullotat diku larg vendit, ti kullot grigjën në kullotat e tua.

Edukimi merret me qumështin e gjirit.

Nga lisi i shtrirë përtokë, të gjithë bëjnë dru.

Mos e kërko për mëshirë atë, që mund ta marrësh me forcë.

Edhe kur flenë në një nënkresë, gruaja dhe burri ëndërrojnë ëndrra të ndryshme.

Edhe sikur të vdesësh nesër, mëso të bëhesh i ditur.

Bukuria e mashkullit qëndron në arsyen, kurse arsyeja e femrës qëndron në bukurinë e saj.

Çdo shtet ka diçka të vetën: në njërin është fjala njerëzore, në tjetrin lehja e qenit.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re