Asambleja Kombëtare Kubane ka emëruar Manuel Marrer si Kryeministër, një post që nuk ekziston në atë vend që nga viti 1976, raportojnë media shtetërore.

Manuel Marrero, 56 vjeç, arkitekt me profesion, është ministër i turizmit që nga viti 2004 dhe i vlerësuar oër suksesin e tij në këtë sektor

“Eshtë planifikuar që Presidenti i Shtetit të ketë fuqi të mëdha dhe që ai të ndihmohet në detyrat e tij nga Kryeministri”, shkroi kohët e fundit Granma, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, e vetmja parti e lejuar politike në ishull.

Që kur Presidenti Miguel Diaz-Canel erdhi në pushtet një vit dhe tetë muaj më parë, shumica e portofoleve ministrorë u janë ndarë njerëzve të rinj, një shenjë e një ndërrimi të brezave.

Kryeministri i mëparshëm ishte udhëheqësi i revolucionit kuban, Fidel Castro, nga viti 1959 deri në 1976, kur ai post u shfuqizua që ai të bëhej President dhe drejtues i Partisë Komuniste.

Fidel Castro vdiq në vitin 2016, dhjetë vjet pasi i dha pushtet vëllait të tij Raul, gjithashtu një revolucionar.

Kuba pati një kushtetutë të re në prill që sjell disa hapje ekonomike dhe votuesit e miratuan atë me 86 përqind të votave në një referendum.

Megjithë ndryshimet e vogla, thelbi i regjimit politik mbeti i paprekur dhe sistemi një-partiak u ruajt dhe të gjithë kandidatët parlamentarë u emëruan nga komitetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re