Shiu i rrëmbyeshëm në formë stuhie ka përmbytur qytetin e Kuçovës.

Të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimim e mjeteve dhe te kalimtareve. Pervec permbytjes Qyteti është dhe pa drita,pasi nën ujë është edhe Nën/stacioni Elektrik.Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti dhe në lagjet: Llukan Prifti, 1 Maji, 11 Janari, Tafil Skëndo etj.

Disa banesa në lagjen “11 Janari” janë nën ujë,oborret janë përmbytur dhe uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive,duke lagur gjithçka. Banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrëfikësve por askush s’ju ka shkuar në ndihmë dhe në këto kushte ata janë duke e larguar vetë ujin nga banesat, me pompa e fshesa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re