Gjimnazi “5 Tetori” në Kuçovë është shndërruar totalisht nga një godinë e rrënuar në një mjedis shkollor me palestër e terrene sportive.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputetja Ermonela Felaj panë këtë gjimnaz të rinovuar për 420 nxënësit që studiojnë aty.

“Është shndërruar totalisht. Hapësirat këtu që kanë qenë të mbyllura, janë hapur janë bërë gjithë dritë. Janë dy godina që kanë qenë në gjendje të degraduar, asnjëherë të vëna dorë. Janë çliruar ambiente të reja”, – u shpreh deputetja Felaj.

Një ish-mësuese e kësaj shkolle shprehet e befasuar për transformimin e kësaj godine në gjimnazin ku ajo ka dhënë mësim.

2 godinat e reja të gjimnazit do të pajisjen edhe me mjete shkollore dhe laboratorike të reja për t’u mundësuar nxënësve dhe mësuesve të shkollës kushte optimale për procesin e dhënies dhe marrjes së dijeve./ata.gov.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re