Përplasja e një motori me pjesen e betonit anes rrugës ka rezultuar fatalë për një grua 46-vjece në fshatin Goraj të Kucovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të enjte ne mesdite.

Viktima N. P. ishte duke udhëtuar si pasagjere  në motor bashkë me djalin e saj 20-vjecar i cili ishte në timon.

I riu ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me pjesen anesore te rruges e veshur me beton, duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres.

Po ashtu në spital por jashtë rrezikut është shtetasi L.P, 20 vjec.

Kuçovë/Informacion paraprak

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re