Një zjarr i rënë ditën  e sotme në fshatin Kozarë të Kuçovës ka rezultuar me pasoja të rënda për një prej punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, menjëherë pas alarmit për flakët, në zonë ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar vatrën.

Gjatë operacionit, një zjarrfikës, i identifikuar si Bilbil Selamaj, 59 vjeç, ka pësuar asfiksim nga tymi i dendur dhe më pas një infarkt

Sakaq, raportohet se punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore të specializuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko