Në një intervistë për mediat nga ambientet e ministrisë së Jashtme, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, tregoi detaje mbi diskutimet që po bëhen me palën shqiptare për çështjen e kufijve detarë

.

Ai është shprehur se brenda vitit 2023 do të ketë zhvillime për përcaktimin e zonave detare.

 

“Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime.”

 

Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se ai mund të ndikojë në zonën ekskluzive ekonomike. Në këto kushte kjo çështje u vendos që të çohej në Hagë.

 

Duke përmendur vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, Dendias tha se ai beson  në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e minoritetit grek.

 

Në prill të vitit 2018, qeveria shqiptare e drejtuar nga Rama dhe qeveria greke e drejtuar nga Alexis Tsipras filluan zyrtarisht bisedimet  për kufizimin e zonave detare mes dy vendeve, ndërkohë që pas disa raundesh negociatash nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare dhe bisedimet u ndërprenë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re